Presidenca ka njoftuar se të enjten do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.
Pas një periudhe të gjatë, KQZ-ja do të zhbllokohet pasi do të emërohen anëtarët e rinj.
Këta anëtarë do të betohen të enjten ka njoftuar Zyra e Presidentit, përcjell zeri.info.
“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, ka njoftuar Zyra e Presidentit.
Kujtojmë që punan në KQZ u mbajt e “ngrirë” për një kohë të gjatë për shkak të mosmarrëveshjes për emërimin e anëtarëve të rinj, kurse sot ambasada amerikane bëri thirrje që kjo çështje të zgjidhej sa më shpejt të jetë e mundur.