Për afër tre muaj zyrat e gjendjes civile në Kosovë nuk janë të furnizuara me certifikata, pas anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Në vend të tyre qytetarëve po u jepen certifikata të printuara në letër të thjeshtë A4, me të cilat po kanë vështirësi të udhëtojnë me fëmijë jashtë vendit.
Si pasojë e kësaj, qytetarët janë furnizuar me kopje të certifikatave të gjendjes civile, dokumente këto të cilat nuk u kanë kryer qytetarëve jashtë shtetit.
Mirëpo, më në fund kësaj bllokade me certifikata do t’i vije fundi.
Ministria e Punëve të Brendshme këtë javë ka shpall fituesin e tenderit për furnizim me certifikata të gjendjes civile, shkruan ORAinfo.
KRPP sot ka shpall njoftimin e MPB-së për dhënien e kontratës për tenderin furnizim me certifikata të gjendjes civile.
Vlera e këtij tenderi kap shumën plot 415 mijë euro.
Fitues të këtij tenderi është shpallur një grupi i Operatorëve Ekonomik. /ORAinfo/