Zhbllokohet problemi me certifikatat, zgjidhet kompania për furnizim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zhbllokohet problemi me certifikatat, zgjidhet kompania për furnizim

16:35 | 12 Qershor 2019

Për afër tre muaj zyrat e gjendjes civile në Kosovë nuk janë të furnizuara me certifikata, pas anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Në vend të tyre qytetarëve po u jepen certifikata të printuara në letër të thjeshtë A4, me të cilat po kanë vështirësi të udhëtojnë me fëmijë jashtë vendit.

Si pasojë e kësaj, qytetarët janë furnizuar me kopje të certifikatave të gjendjes civile, dokumente këto të cilat nuk u kanë kryer qytetarëve jashtë shtetit.

Mirëpo, më në fund kësaj bllokade me certifikata do t’i vije fundi.

Ministria e Punëve të Brendshme këtë javë ka shpall fituesin e tenderit për furnizim me certifikata të gjendjes civile, shkruan ORAinfo.

KRPP sot ka shpall njoftimin e MPB-së për dhënien e kontratës për tenderin furnizim me certifikata të gjendjes civile.

Vlera e këtij tenderi kap shumën plot 415 mijë euro.

Fitues të këtij tenderi është shpallur një grupi i Operatorëve Ekonomik. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!