Zhduken 2 gazetarë, dalin detaje rreth rastit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zhduken 2 gazetarë, dalin detaje rreth rastit

22:33 | 14 Shkurt 2020

Janë zhdukur dy gazetarë në Kinë.

Teksa Kina vijon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, në Ëuhan, ku është edhe epiqendra e virusit, janë zhdukur dy gazetarë.

Sipas mediave ta huaja, dy gazetarët po përpiqeshin të tregonin të vërtetën mbi atë që po ndodhte në qytetin e kthyer në epiqendrën e shpërthimit epidemik.

Fang Bin dhe Chen Qiushi ishin të vendosur të dy për të përcjellë atë që mund të zbulonin për krizën, duke raportuar nga Ëuhan, kryeqyteti i provincës Hubei.

Ata postuan video në internet, shkëmbyen fotografi dhe histori dramatike nga brenda qytetit të karantinuar, që është izoluar nga pjesa tjetër e vendit.

Si rezultat, ata morën mijëra shikime në videot e tyre. Por të dy ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, dhe në kanalet e tyre online nuk përcillet më asgjë.

Videot e tij të para për virusin, Fang Bin i kishte postuar në 25 janar në YouTube, i cili është i ndaluar në Kinë, por aksesueshëm përmes kanaleve private virtuale VPN.

OBSH sakaq pretendon se rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës. Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ishte.

Komento: