
Dy femra raportohen të zhdukura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Gjilan.
Dy raste për ‘person të zhdukur’ janë raportuar nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëshit të fundit.
Njëri rast është raportuar në Gjilan, ku një vajzë ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e saj. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku xhaxhai ka raportuar se mbesa e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Rr. Fehmi Agani, Gjilan 04.01.2020-NN. Me 08.01.2020 një femër K/Ashkali, ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
Mitrovicë 05.01.2020. 23:59. Me datën 08.01.2020 ankuesi mashkull /K Shqiptar raporton se mbesa e tij viktima femër K /Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.