Në ditët e fundit dy gra janë zhdukur, ka njoftuar nga policia.
Njëra është nga Prishtina e cila me datë 11.03.2020 është larguar nga shtëpia e saj në rrugën “Bajram Bahtiri”.
Familjarët e saj kanë thënë se nuk dinë asgjë rreth vendndodhjes së saj.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur dje në fshatin Muhovc të Ferizajt ku familjarët e saj kanë raportuar rastin në polici duke thënë se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.