Zhduken dy gra, njëra në Prishtinë e tjetra në Ferizaj

11:19 | 14 Mars 2020

Në ditët e fundit dy gra janë zhdukur, ka njoftuar nga policia.

Njëra është nga Prishtina e cila me datë 11.03.2020 është larguar nga shtëpia e saj në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Familjarët e saj kanë thënë se nuk dinë asgjë rreth vendndodhjes së saj.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur dje në fshatin Muhovc të Ferizajt ku familjarët e saj kanë raportuar rastin në polici duke thënë se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

Komento: