Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Pejë është zhdukur.
Sipas Policisë ajo është zhdukur që nga e diela e javës së kaluar.
“Më 15.12.2022 një femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Një tjetër grua sipas Policisë është raportuar e zhdukur në Ferizaj.
Sipas njoftimit ajo është zhdukur që nga e mërkura e kësaj jave. Edhe ky rast është nën hetime.
“Më 15.12.2022 një femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore.