Zhduken dy persona, njëri në Prishtinë e tjetri në Skenderaj

08:56 | 08 Dhjetor 2025
Zhduken dy persona, njëri në Prishtinë e tjetri në Skenderaj

Policia e Kosovës ka raportuar zhdukjen e dy personave në vend. Një burrë nga Prishtina është larguar nga shtëpia të shtunën dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Po ashtu, një grua nga Skenderaj, është raportuar e zhdukur pasi ka dalë nga shtëpia të njëjtën ditë dhe nuk është kthyer më.

Policia përmes raportit 24-orësh nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet.

Komento: