Është shpeshtuar dukuria e zhdukjeve të vajzave në Kosovë.
Dy vajza brenda dy dite raportohen se kanë humbur në Kosovë.
Një person më 11 shkurt ka raportuar në Polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rast i ngjashëm është edhe në Papaz të Ferizajt ku një femër raportoi se gjatë ditës së djeshme vajza e saj është larguar nga shtëpia.
“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se vajza e saj viktima femër K/Shqiptare, në mënyrë të përsëritur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti po hetohet nga polica”, njofton policia.