Zhdukjet e vajzave të reja në vendin tonë, janë bërë raste mjaftë të shpeshta.
Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se brenda dy ditësh janë zhdukur dy të mitura.
Vjaza e zhdukur nga Peja, nuk është kthyer nga shkolla- raporton nëna e saj. Ndërsa, për vajzën nga Vushtrria, babai i saj raporton se pas daljes nga shtëpia nuk është kthyer më.
Me të dy rastet po merret policia.
Njoftimi i plotë i policisë për dy të zhdukurat:
Pejë 11.05.2019 – 07:30. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj femër K/shqiptare ka shkuar në shkollë në mëngjes dhe ende nuk është kthyer, e njëjta deklaron se asnjëherë nuk ka ndodh qe viktima të mos kthehet nga shkolla. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Ajet Gërguri, Vushtrri 10.05.2019 – 12:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.