Vazhdojnë edhe më tej të ndodhin raste të reja të zhdukjes së personave në Kosovë.
20 vjeçari, Gentian Dermaku nga fshati Shipanicë e Gjilanit nuk është kthyer në shtëpi që nga dita e djeshme.
Familjarët e kanë lajmëruar rastin në polici, me ç’rast kjo e fundit është duke bërë kërkime për ta gjetur atë, shkruan Indeksonline.
Fotografia e Gentianit është shpërndarë në rrjetet sociale, dhe luten të gjithë ata që e kanë parë ose kanë ndonjë informacion për të, të lajmërohen në polici.