
Gjermani: Zhduket 20 vjeçarja shqiptare, familjarët thonë se babai i saj me kancer nuk do të mund t’i mbijetojë këtij lajmi.
20 vjeçarja shqiptare Laura N, e cila jeton në qytetin Freudenstadt është raportuar e zhdukur që nga e premtja e kaluar.
Ajo për herë të fundit është parë në stacionin e trenit në Offenburg në mbrëmje rreth orës 22:00.
Familjarët, miqtë dhe policia janë në kërkim të 20-vjeçares.
I shqetësuar është xhaxhai i Laurës, Malushi i cili në një intervistë për mediumin gjerman RTL tha se është posaçërisht i shqetësuar me gjendjen e vëllaut të tij (babait të Laurës), i cili është i diagnostifikuar me kancer.
Ai tha se nëse mbesa e tij nuk gjendet atëherë babai i saj nuk do të mund ta përballonte këtë.
“Pra, nëse Laura nuk shfaqet në të ardhmen e afërt ose kemi ndonjë shenjë nga Laura, nuk mendoj se vëllai im do t’i mbijetojë kësaj”.
Policia ka bërë edhe përshkrimin e 20 vjeçares shqiptare, Laura N, dhe po ashtu janë dhënë edhe numrat se ku mund të jepen informacionet për vendndodhjen e saj.
“Laura N. është e gjatë 1.70 deri 1.75 metra, e hollë dhe ka flokë të gjatë, të drejtë, kafe. Kushdo që ka parë personin e zhdukur ose mund të sigurojë informacione për vendndodhjen e saj, kërkohet të raportojë në Selinë e Policisë në Pforzheim në 07441 / 536-0”.