Zhduket bariu 17 vjeçar, jetonte në kushte të vështira ekonomike

10:11 | 16 December 2019

Një 17 vjeçar nga Gjirokastra është zhdukur që një javë pa asnjë gjurmë duke ngitur shqetësimin e madh të familja.

Banorët e zonës tregojnë se hera e fundit kur është parë i riu ka qenë 8 ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull.

Humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

Mësohet se 17-vjeçar Izet Tosuni, punonte si bari në fshatrat e Dropullit.

Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim dhe thuhet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

Mësohet se 17vjeçari jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Komento: