Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Shqipërisë.
Policia në Shqipëri është vënë në kërkim të një çifti turistësh nga Belgjika, që ka humbur gjurmët prej mbrëmjes së të enjtes në zonën malore përreth Bashkisë së Himarës.
Çifti me moshë rreth 35 vjeç kanë dalë për shëtitje a alpinizëm, por më pas ka humbur kontaktet.
Top Channel raporton se kërkimet kanë vazhduar përgjatë të gjithë natës nga efektivë të policisë së Himarës, ndërsa edhe në këto çaste po kërkohet në malet e fshatit Vranisht, ku dyshohet se mund të kenë qëndruar.