Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova është parë shumë rrallë këtë legjislaturë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka kohë që nuk është parë në publik.
Teuta Rugova që nga zgjedhja e saj deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njihet për pasivitet në Kuvendin e Kosovës.
Por tash e sa kohë nuk po merr pjesë fare në këto seanca.
Ajo nuk po merr pjesë as në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë që është edhe anëtare.
Koordinatori i këtij Komisioni, Haxhi Xhemajli në një përgjigje për Express ka thënë se deputetja Rugova ka marrë pjesë një herë apo dy në mbledhje dhe nuk merr pjesë më fare.
Komunikimin e fundit me publikun Teuta Rugova e ka bërë përmes facebookut në datën 21 korrik 2017, do të thotë para dy vjetëve.