Zhduket një burrë në Malishevë.
Një person është zhdukur në fshatin Bellanicë të Malishevës që nga dita e djeshme, e familjarët e tij po e kërkojnë.
Hamez Hoxha nga fshati Bellanicë që nga dita e djeshme është larguar nga shtëpia e tij dhe që nga ai moment familja e tij nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Familjarët e të zhdukurit kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës që të lajmërojnë nëse e kanë parë, ose e takojnë atë.
Ata kanë dërguar edhe foton e personit në fjalë dhe kanë lënë një numër kontakti. Tel: 044300787