
Një 17 vjeçar nga Mitrovica është raportuar i zhdukur, ndërsa familja e tij ka bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e tij.
Sipas njoftimit të familjarëve, bëhet fjalë për Muhamed Bala, i cili për herë të fundit është parë më 25 prill 2026, rreth orës 13:45, në afërsi të Xhamisë Isa Beg në Mitrovicë.
I riu përshkruhet me gjatësi rreth 1.80 cm, me flokë ngjyrë kafe të mbylltë dhe sy të kaltër. Në momentin e fundit kur është parë, ai kishte të veshur një duks të zi me patent, maicë të gjelbër, si dhe trenerka të zeza të përziera me ngjyrë hiri dhe atlete të zeza të markës Puma.
Familja thekson se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij dhe apelon tek qytetarët që të ndihmojnë.
Të gjithë ata që kanë ndonjë informacion mund të kontaktojnë në numrat: 044 288 211, 045 985 859, 049 203 741, ose të njoftojnë policinë më të afërt.
