Zhduket një 80 vjeçar në Rahovec – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

15:00 | 09 Mars 2026
zhduket-nje-80-vjecar-ne-rahovec-–-policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-tij

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur na rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit, më 7 mars është raportuar zhdukja e 80-vjeçarit Alush Vesel Kastrati, banues në fshatin Zatriq, Rahovec. Sipas familjarëve, i moshuari është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në momentin e largimit ai ishte i veshur me pantallona të zeza, pallto të zezë dhe këpucë të zeza, ndërsa mbante edhe një shkop ndihmës për ecje.

Policia njofton se që nga dita e raportimit janë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për lokalizimin e tij, por deri më tani ai ende nuk është gjetur.  Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alush Vesel Kastrati (personi në fotografi), të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.

Komento: