Zhduket një aeroplan udhëtarësh mbi det, s’dihet për fatin e 50 pasagjerëve

12:28 | 09 January 2021

Një aeroplan udhëtarsh i tipit Boeing 737, në të cilin ndodheshin 50 pasagjerë, është zdhukur mbi det pak minuta pasi u ngrit në qiell nga aeroporti i Xhakartas në Indonezi.

Aeroplani ishte nisur drejt Pontianakut në provincën e Kalimantanit Perëndimor kur e humbi kontaktin me dhomën e kontrollit, sipas raportimeve të medieve lokale.

Besohet se aeroplani ka rënë nga një lartësi prej mbi 3.000 metrash për më pak se 60 sekonda dhe aksidenti ka ndodhur vetëm katër minuta pas ngritjes së aeroplanit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Kompania ajrore indoneziane “Sriwijaya Air” ende është duke mbledhur informata para se të dalë me deklaratë.

Faqja Flightradar24 shkroi: “Jemi duke i ndjekur raportet për një Boeing 737-500 të zhdukur në Indonezi. Shpresojmë të kemi më shumë informata së shpejti.”

Komento: