Zhduket një djalë në Ferizaj, nëna e tij kërkon ndihmë për ta gjetur

11:17 | 21 September 2019

Një nënë nga Ferizaj ka lajmëruar policinë për zhdukjen e djalit të saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një grua ka njoftuar policinë pasi që biri i saj është larguar për disa ditë nga shtëpia.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se i biri i saj mashkull K-Shqiptar para disa dite është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, shkruhet në raport të policisë.

Komento: