Një vajzë është zhdukur nga e shtuna në Lipjan.
Një vajzë nga Lipjani, që nga e shtuna është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Që nga dita e shtunë rreth orës 18:00, një vajzë është larguar nga shtëpia e saj në Lipjan dhe më nuk është kthyer.
Është nëna e saj e cila gjatë ditës së djeshme e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, duke thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk ka asnjë njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia është duke hetuar këtë rast.