Është zhdukur një i mitur në Prishtinë.
Një djalë i moshës së mitur nga Prishtina dje ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Babai i tij ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Me 28.01.2019 ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar në Polici se në datën e cekur ka dalë nga shtëpia djali i tij i moshës së mitur dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.