
Zhduket një i mi’tur në Prishtinë.
Një djalë i moshës së mitur nga Gllogoci në Prishtinë dje ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Babai i tij e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.
“Më datë 25.09.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdor terapi qetësuese.