Zhduket një person në këtë komunë

14:13 | 08 Dhjetor 2018

Një person është zhdukur në komunën e Rahovecit.

Një burrë ka raportuar në polici se djali i tij është zhdukur.

Ai i ka treguar se djali i tij me aftësi të kufizuara ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me rastin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Komento: