Zhduket një person në Klinë, policia njofton se kanë nisur hetimet

08:50 | 13 Qershor 2026
zhduket-nje-person-ne-kline,-policia-njofton-se-kane-nisur-hetimet

Policia e Kosovës, përmes raportit të përditshëm ka njoftuar se në Klinë është zhdukur një person.

Rastin në polici e ka raportuar motra e viktimës, e cila ka bërë të ditur se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe se më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

‘‘PERSON I ZHDUKUR

Fsh. Poterq i Epërm, Klinë 10.06.2026-07:30. Ankuesja ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.’’, thuhet në raport

Komento: