Zhduket një vajzë e mitur në Gjakovë

10:50 | 04 Mars 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të miture në Gjakovë.

Për zhdukjen e saj në polici ka lajmëruar babai i saj.

“Gjakovë 03.03.2022 – 23:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ankuesi nuk e din se ku ndodhet vajza e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Komento: