Zhduket një vajzë në Pejë, nëna e kërkon qe katër ditë

10:19 | 23 November 2022

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Policinë e Kosovës nga data 19 nëntor. Tash e katër ditë, nuk ka informacione për të.

Sipas njoftimit të Policisë, zhdukjen e vajzës e ka raportuar nëna e saj e cila ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk e dinë vendndodhjen.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

Komento: