Rastet e zhdukjeve, sidomos të vajzave, janë bërë shumë të shpeshta.
Një vajzë e mitur nga fshati Pomozitin i Fushë Kosovës, është raportuar si e zhdukur.
Rasti ka ndodhur të martën e javës së kaluar, ndërkaq zhdukjen e vajzës së mitur e ka raportuar në polici babai i saj.
Babai i vajzës së zhdukur ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Ndërkaq bëhet e ditur se njësite policore janë duke e hetuar rastin.