Zhduket një vajzë nga komuna e Obiliqit

10:29 | 06 July 2023

Të martën një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia në Plemetin të Obiliqit dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Plemetin, Obiliq 04.07.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Komento: