Në qytetin e Klinës është raportuar për zhdukjen e një personi.
Policia ka raportuar se të enjten rreth orës 18:00 një person nga Klina është zhdukur.
Vëllai i personit i ka thënë policisë se ai është i moshës madhore dhe merrej me punë ndërtimtarie në vende të ndryshme dhe deri më tash, nuk ka pasur ndonjë problem me dikë.
Rasti është akoma nën hetim.