Zhduket policja nga Rahoveci, nga e diela nuk dihet asgjë për fatin e saj

12:05 | 01 Maj 2024

Një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rastin e ka lajmëruar dje në polici vajza e saj, e cila ka treguar se nëna e saj është larguar nga shtëpia.

Për rastin ka folur edhe Policia e cila ka njoftuar se ende nuk dihet asgjë për fatin e viktimës.

“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gazeta Sinjali mëson se ndonëse rasti është paraqitur dje në Polici, policja që nga e diela në mëngjes s’ka qenë në kontakt me askënd dhe telefonin e ka të fikur.

Komento: