Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, përmes një konference për media, ka njoftuar se kanë humbur mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.
Pas kësaj, dje u pezulluan katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Por, pas kësaj sipas burimeve të mediave, Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në këtë institut.
Kujtojmë se të pezulluar nga pozitat e tyre në IML janë: Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor, Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, teknike e Laboratorit të Toksikologjisë dhe Ilirjana Shala, kimiste në këtë Institut.