Zhdukja e mostrave të Deharit: Pezullohen nga puna 4 zyrtarë të IML-së

17:45 | 08 Dhjetor 2022

Katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë pezulluar nga puna.

Arsye për këtë, siç ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë, është zhdukja e mostrave të Astrit Deharit.

Të pezulluarit janë Flutura Goga, Anila Lakna, Ilirjana Shala dhe Nardi Sheqergjiu.

Njoftimi i plotë nga MD:

Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore

Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022.

Komento: