Zhdukja e Sala, motrat e tij ka një mesazh pikëllues për policinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zhdukja e Sala, motrat e tij ka një mesazh pikëllues për policinë

10:26 | 25 Janar 2019

Emiliano Sala u zhduk ditë me parë derisa po udhëtonte drejt Anglisë me një aeroplan privat.

Motra e Emiliano Sala me lot në sy ka një lutje për policinë.

Policia e Guernsey ka vendosur t’i shpall të mbyllura kërkimet për aeroplanin me futbollistin Emiliano Sala, i zhdukur nga dita e martë.

Në pamundësi për të gjetur gjurmë prej tij, ata kanë publikuar një njoftim që kërkimet janë mbyllur dhe se gjasat për shpëtimin e Salas dhe pilotit janë pothuajse të pamundura.

Por, motra e tij ka kërkuar vazhdimin e kërkimeve, transmeton lajmi.

“Ju lutem, ju lutem, ju lutem mos e ndaloni kërkimin. Nga thellësia e zemrën time e di se Emiliano është një luftëtar dhe ai dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ata nuk do të dorëzohen, kështu që ju lutem mos i ndalni kërkimet”, ka thënë Romina Sala.

Komento: