Policia po kërkon ndihmë për gjetjen e një 24 vjeçarit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një 24-vjeçar.
Bëhet fjalë për Shqipdon Alija nga fshati Gadime e Ulët e Lipjanit.
Sipas Policisë, 24-vjeçari është zhdukur më datë 14 tetor, shkruan lajmi.net.
Policia po ashtu ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të raportojnë në stacionet policore në rast se kanë ndonjë njohuri për Shqipdonin.
“Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo ne nr 080019999”, bëhet e ditur në njoftim.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:
Prishtinë, 21 tetor 2019 – Ju njoftojmë se më datë 14.10.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.
Bëhet fjalë për personin, Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.
Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),
-analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme,
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.
Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo ne nr 080019999.