Zhegrova – Basel, po ndodh befasia e madhe

12:19 | 14 May 2020

Baseli nuk ka hequr dorë nga Edon Zhegrova.

Klubi i madh zviceran Basel në fund të marsit nuk shfrytëzoi opsionin për të transferuar reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, nga Genku për 3.5 milionë franga zvicerane.

Por, gazeta zvicerane “Blick”, raporton se ka ende gjasa që Baseli të tentojë të negocojë me klubin belg në verë, ani pse nga ana e Zhegrovës e shohin këtë çështje të mbyllur.

“Jo, është tepër vonë për këtë. Ai në fund të stinorit do të kthehet te KRC Genk, aty ka kontratë edhe dy vjet”, ka thënë agjenti i Zhegrovës, Marc Van Osselaer.

Por, “Blick” ka mësuar se krerët e Baselit janë duke shikuar financat për të bërë më pas një tentim për të transferuar Zhegrovën.

Por, për Zhegrovën po interesohen klube të shumta, përfshirë edhe ato të Premier Leagues.

Zhegrova 21-vjeçar këtë edicion me Baselin, ku është i huazuar, i ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat ndërsa i ka shënuar dy gola dhe i ka asistuar katër tjerë.

Komento: