Zhegrova e do një klub më të madh, Lille befason me vendimin e fundit

18:21 | 13 June 2024

Edon Zhegrova pati një sezon për t’u mbajtur mend me fanellën e Lille.

Ai ishte prej lojtarëve më të dalluar, duke e ndihmuar skuadrën të sigurojë vendin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

E vet Zhegrova ka shprehur dëshirën për t’u larguar te një klub më i madh.

Megjithatë, Lille e ka “bllokuar” yllin kosovar.

Presidenti i klubit francez u shpreh se vetëm lojtarët Leny Yoro dhe Jonathan David mund të shiten, duke ia bllokuar çdo derë Zhegrovës.

Komento: