Edon Zhegrova ishte protagonist mbrëmë në barazimin e Lillet me rezultat 1:1 ndaj Paris Saint-Germainit.
Ylli kosovar bëri lëvizje magjike për t’i vënë në vështirësi lojtarët kundërshtarë, të cilët assesi nuk mund ta ndalnin atë, shkruan Gazeta Express.
Nga spektakli në fushën e blertë, driblimet magjike dhe deri tek përqafimi pas lojës nga Kylian Mbappe, përfaqësuesi kosovar bëri lojë për mbamendje.
Paraqitjen spektakolare të futbollistit ofanziv kosovar mund ta shihni në videon më poshtë.