Zhegrova ishte protagonist mbrëmë ndaj PSG-së

18:57 | 18 Dhjetor 2023

Edon Zhegrova ishte protagonist mbrëmë në barazimin e Lillet me rezultat 1:1 ndaj Paris Saint-Germainit.

Ylli kosovar bëri lëvizje magjike për t’i vënë në vështirësi lojtarët kundërshtarë, të cilët assesi nuk mund ta ndalnin atë, shkruan Gazeta Express.

Nga spektakli në fushën e blertë, driblimet magjike dhe deri tek përqafimi pas lojës nga Kylian Mbappe, përfaqësuesi kosovar bëri lojë për mbamendje.

Paraqitjen spektakolare të futbollistit ofanziv kosovar mund ta shihni në videon më poshtë.

Komento: