Edon Zhegrova ka zënë vend në formacionin e më të mirëve për javën e 22-të në Ligue 1.
Sulmuesi kosovar ishte më meritori në fitoren e Lille në udhëtim kundër Rennes (1:3).
Zhegrova shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime në këtë ndeshje, që u zhvillua të shtunën mbrëma.
23-vjeçari nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.5 për paraqitjen e tij, që ishte e mjaftueshme për të qenë edhe në 11-shen e javës.
Pjesë e këtij formacioni janë edhe dy futbollistët e Paris Saint-Germainit, Lionel Messi e Achraf Hakimi.