Zhegrova krah Messit në formacionin e javës në Francë

21:00 | 06 Shkurt 2023

Edon Zhegrova ka zënë vend në formacionin e më të mirëve për javën e 22-të në Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ishte më meritori në fitoren e Lille në udhëtim kundër Rennes (1:3).

Zhegrova shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime në këtë ndeshje, që u zhvillua të shtunën mbrëma.

23-vjeçari nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.5 për paraqitjen e tij, që ishte e mjaftueshme për të qenë edhe në 11-shen e javës.

Pjesë e këtij formacioni janë edhe dy futbollistët e Paris Saint-Germainit, Lionel Messi e Achraf Hakimi.

Komento: