Zhegrova lojtar i Baselit, këto janë fjalët e tij të para – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zhegrova lojtar i Baselit, këto janë fjalët e tij të para

21:47 | 04 Shkurt 2019

Edon Zhegrova tashmë është bërë pjesë e skuadrës së Baselit.

Ai është shumë i lumtur që i është bashkuar një klubi siç ka thënë ai “të madh si Baseli”.

Edhe zyrtarisht, Zhegrova është lojtar i Baselit.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës i bashkohet klubit zviceran në formë huazimi për një sezon e gjysmë, deri në edicionin 2019/20, me baselin që thotë se ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në qershor të 2020-ës.

Ai tashmë është prezantuar dhe ka nënshkruar kontratën, teksa tha se është shumë i lumtur që i është bashkuar një klubi si Baseli.

Zhegrova ka premtuar se do të japë më të mirën për ta ndihmuar Baselin drejt objektivave.

Ai do ta bartë fanellën me numrin 30.

“Shumë i emocionuar, është ekip i ri, jetë e re për mua”, u shpreh fillimisht Zhgerova.

“I lumtur që do të jem pjesë e një klubi të madh, më i madhi në Zvicër. Kështu që për mua është diçka fantastike dhe do të jap më të mirën për ta ndihmuar sa më shumë klubin për të fituar ndeshje”.

“Çfarë të bëri të zgjedhësh Baselin, di diçka për këtë klub? E zgjodha sepse shumë lojtarë kanë të shkëlqyer kanë qenë këtu, kanë luajtur për këtë klub, kështu që është mundësi e mirë për mua që të luaj këtu “, shtoi ai.

Zhegorva kalon në kampionatin zviceranë për të gjetur më shumë mundësi për të luajtur, të cilat i kanë munguar në Belgjikë.

Në 27 ndeshje zyrtare për belgët, anësori kosovar, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, i ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

Komento: