Zhegrova luan vetëm 45 minuta, zëvendësohet pas pjesës së parë

22:34 | 10 Dhjetor 2025

Ka përfunduar nata e Edon Zhegrovës në ndeshjen mes Juventus dhe Pafos që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Spalletti e ka zëvendësuar sulmuesin e Kosovës pas 45 minutave me sulmuesin portugez Conceicao.

Edon Zhegrova pati dy tentime në pjesën e parë dhe 36 prekje të topit, ku ishte ndër lojtarët më të spikatur për bardhezinjtë.

Rezultati është i barabartë mes dy skuadrave

Komento: