Edon Zhegrova asiston në fitoren e Lille ndaj Toulouse.
Pas dy barazimeve radhazi, Lille u rikthye këtë të shtunë te fitorja në Ligue 1.
Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca mposhti në udhëtim Toulouses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Municipal” përfundoi me rezultatin 0:2.
Edon Zhegrova la gjurmë në këtë fitore të skuadrës mysafire, pasi ishte asistues te goli i parë, që u shënua nga Alexsandro (86′). Goli i dytë u shënua nga Mohamed Bayo (90+11′).
Reprezentuesi i Kosovës në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 70-të. Për të ishte ky asistimi i tij i katërt në elitën e futbollit francez këtë sezon.
Lille pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë.
Toulouse me 35 pikë ndodhet në pozitën e 11-të.