Zhegrova po shëtitet në aeroportet e Italisë, Spalletti e fton për ndeshjen ndaj Napolit

11:38 | 07 Dhjetor 2025

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Napolit.

26-vjeçari i cili u transferua gjatë afatit kalimtar veror te bardhezinjtë, ende nuk po gjen hapësirat e duhura për të treguar vetën, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti kosovar ka pasur minutazh të paktë në ndeshjet e Juventusit deri tani, përkundër se pothuajse ishte i ftuar në shumicën prej tyre.

Në ndeshjen e fundit ndaj Udineses, Zhegrova luajti vetëm 7 minuta.

Komento: