Zhgënjen Barcelona, Valencia fiton Kupën e Mbretit

23:04 | 25 Maj 2019

Barcelona ka zhgënyer përsëri.

Valencia e ka mposhtur Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 1-2.

‘Lakuriqët’ e filluan ndeshjen në mënyrë brilante, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Kevin Gameiros (21’) dhe Rodrigo Moreno (33’).

Edhe pse Barcelona kishte posedimin e topit gjatë gjithë lojës, ishte Valencia që u tregua më e rrezikshme para portës gjatë gjithë pjesës së parë.

Në 45 minutat e pjesës së dytë, Barcelona arriti të krijonte disa raste të mira për gol, por pa arritur t’i konkretizonin ato.

Lionel Messi arriti ta ngushtonte epërsinë në minutën e 73’-të për t’i dhënë shpresë skuadrës se mund ta barazonin rezultatin.

Por, Valencia u tregua shumë e zgjuar, duke bërë faule profesionale dhe duke mos lënë hapësira në mbrojtje.

Barcelona provoi nga të gjitha anët që ta gjenin golin e barazimit, mirëpo e kishin të pamundur, duke bërë kështu që Valencia ta fitonte Kupën e Mbretiti.

Katalonasit ishin shumë afër në këtë sezon që t’i fitonin tre trofe, mirëpo nga Liga e Kampionëve u eliminuan në gjysmëfinale prej Liverpoolit, gjersa sonte u mposhtën nga rivali i La Liga-së, duke mbetur kështu vetëm me titullin e ligës

Komento: