Zhgënjen Milan, barazon ndaj Udineses

21:04 | 25 Shkurt 2022

Milan vazhdon të ngecë në hapin për titull.

Ndeshja e xhiros së 27-të në Seria A përfundon me rezultat të barabartë.
Ekipi i Stefano Piolit, Milan nuk arriti të marrë pikët e plota në ndeshjen ndaj Udineses, duke luajtur baras 1:1.

Fillimisht ishte Milani që kaloi në epërsi me anë të Rafael Leao në minutën e 29′ të ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat. Pas fillimit të pjesës së dytë në minutën e 66′ Udinese shënoi me Udogie.

Pas golit të barazimit, Milani pati raste por që nuk arritën t`i konkretizojnë.

Me këtë barazim Milani arkëtoi 57 pikë momentalisht në vendin e parë, ndërsa Udinese 26 pikë në pozitën e 14. Inter ka 54 pikë, me dy ndeshje më pak (njërën e luan sonte ndaj Genoa)

Komento: