Milani ka zhgënjyer në “San Siro’.
Rosonerët kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Salernitanas në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A.
Milani kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Olivier Giroud. Francezi realizoi pas një krosimi të Bennacer nga këndi.
Golin e barazimit mysafirët e arritën në minutën e 61-të me anë të Dia. Ai realizoi pas asistimit të Bradaric i cili shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë.
Milani nuk arriti të gjejë golin e fitores përkundër disa rasteve të mira.
Me këtë barazim, Milani është në vendin e katërt me 48 pikë, një më pak se Lazio dhe dy më pak se Interi.
Në anën tjetër, Salernitana është e 16-ta me 26 pikë.