Zhvillime dramatike, Bayern Munich hyn furishëm në garë për Granit Xhakën!

17:21 | 31 May 2023

Ngecin bisedimet mes Xhakës dhe Leverkusenit, raportohet se Bayern Munich ka hyrë në mes

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Arsenalit pasi do të largohet në merkaton e verës.

Reprezentuesi zviceran pritet t’i bashkohet Bayer Leverkusenit në Bundesliga.

Xhaka dhe Bayer Leverkusen janë në bisedime prej kohësh, mirëpo tani raportohet se ato kanë ngecur për momentin.

Siç raporton gazeta gjermane “Kicker”, nuk kanë rënë dakord dhe aktualisht janë në negociata. Arsenali kërkojë rreth 15 milionë euro për mesfushorin.

Thuhet se ngecja e bisedimeve mes Bayer Leverkusenit dhe Granit Xhakës erdhi pasi së fundmi interesim ka shprehur Bayern Munich.

30-vjeçari me prejardhje nga Kosova ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2024.

Ai u transferua te Arsenali në vitin 2016 kur kalo inga Borussia Monchengladbach.

Komento: